Rregullat e përdorimit
Mirësevini në ueb faqen e Shoqatës LGBTI JUNAJTED Shkup (në tekstin e mëtejmë: LGBTI JUNAJTED). Me shfletimin dhe përdorimin e këtij ueb sajti, ju pajtoheni të respektoni dhe t’u përmbaheni Kushteve tona për përdorimin e ueb sajtit, të cilat bashkë me Politikat e privatësisë, Politikën e përdorimit të biskotave dhe Deklaratën për kufizime nga përgjegjësia e definojnë marrëdhënien e LGBTI JUNAJTED me ju në lidhje me këtë ueb sajt. Termi LGBTI JUNAJTED dhe “ne” ose “neve” u referohet pronarëve të këtij ueb sajti. Termi “ju” i referohet përdoruesit ose vizitorit të ueb sajtit tonë. Përdorimi i këtij ueb sajti kushtëzohet nga rregullat e mëposhtme të përdorimit:
- Përmbajtja e faqeve të këtij ueb sajti janë të dedikuara vetëm për informimin tuaj personal dhe përdorim. Përmbajtjet mund të ndryshojnë pa paralajmërim.
- As ne dhe asnjë palë e tretë nuk mund të japim garancion të plotë për rregullsinë, afatin kohor, saktësinë, efikasitetin ose plotësinë të informatave dhe materialeve të cilat i përmban ky ueb sajt për çfarëdo lloj përdorimi. Me përdorimin e ueb sajtit, bëheni të vetëdijshëm për pasaktësi të mundshme ose lëshime në disa përmbajtje për të cilat, sipas ligjit, deri në një masë, nuk mbajmë përgjegjësi.
- Përdorimi i çfarëdo informatave ose materijaleve nga kjo ueb faqe është në rrezikun tuaj për të cilin nuk marrim asnjë përgjegjësi. Është detyra juaj të siguroheni, paraprakisht, nëse përmbajtjet të cilat i keni gjetur janë ato që ju duhen.
- Ky ueb sajt përmban materiale të cilat janë nën kompetencën tonë ose në pronësinë tonë. Materijalet mund të përfshijnë dizajn grafik, formë, pamje dhe elementet grafike (banera, foto etj.), mirëpo kjo listë e përmbajtjeve nuk është shterruese. Ndalohet çdo kopjim i tyre, përveç në përputhje me shënimin për të drejta të autorit i cili është pjesë përbërëse e këtyre rregullave të përdorimit.
- Të gjitha markat që nuk janë në pronësinë tonë ose nën licencë të ndonjë operatori tjetër janë të cituara në ueb faqen tonë.
- Përdorimi i paautorizuar ose keqpërdorimi i këtij ueb sajti (hakim, spamming etj.) mund të rezultojë me inicimin e procedurës para organeve kompetente, në përputhje me rregulloret ligjore ekzistuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për kompensim adekuat për dëmet e shkaktuara dhe/ose do të konsiderohet për vepër penale.
- Herë pas here ky ueb sajt mund të përmbajë informacione ose ridrejtime ndaj ueb sajteve tjera. Këto ridrejtime u janë vënë në dispozicion për të ju mundësuar informacione shtesë. Prania e tyre nuk do të thotë se ne qëndrojmë pas pikëpamjeve të ueb sajteve. LGBTI JUNAJTED nuk merr asnjë përgjegjësi për përmbajtjet e lidhjeve të ueb sajteve.
Politika e privatësisë
Privatësia e përdoruesve është jashtëzakonisht e rëndësishme për LGBT JUNAJTED. Ky dokument e përcakton politikën e privatësisë dhe informatat të cilat LGBTI JUNAJTED i mbledh nga përdoruesit gjatë çdo konsultimi të ueb sajtit dhe ato të cilat i shpërndani vullnetarisht me ne.
REGJISTRAT
Si shumë ueb sajte tjera, LGBTI JUNAJTED përdor regjistra për ndjekjen e trafikut të internetit. Regjistrat janë baza të të dhënave të cilat përmbajnë informata të tilla si IP-adresa, ueb- shfletues, ofruesi i internetit, koha e ngarkimit, dokumentet e konsultuara nga ana e ueb shfletuesit, faqja hyrëse dhe dalëse, si dhe disa të dhëna demografike. IP-adresa si dhe disa të dhëna të tjera në asnjë mënyrë nuk lidhen me informacione të tjera të cilat do të mundeshin ta zbulojnë identitetin e përdoruesit.
BISKOTA DHE “WEB BEACONS” (GJURMUES UEB)
LGBTI JUNAJTED përdor biskota që t’i regjistrojë preferencat e përdoruesve, që t’i ndjek faqet më të vizituara nga ana e përdoruesit dhe që ta përshtat ueb faqen në bazë të ueb-shfletuesit të vizitorit ose informata të tjera të cilat vizitori i dërgon nëpërmjet ueb- shfletuesit të tij.
BiSKOTA NGA PLATFORMA TJERA DHE UEB SAJTE
Kur postojmë përmbajtje, ndonjëherë ngarkojmë foto dhe video nga ueb sajte siç janë YouTube dhe Flickr. Si rezultat i kësaj, kur do të vizitoni pjesë të ueb sajtit me përmbajtje nga faqe të jashtme, siç janë YouTube, Vimeo ose Flickr, ju jeni të ekspozuar ndaj biskotave nga të njejtat. Ne nuk kemi kontroll mbi biskotat e jashtme.
BISKOTA NGA VEGLAT PËR SHPËRNDARJE TË PËRMBAJTJEVE
Ju lutemi, keni parasysh se një pjesë e madhe e faqeve tona e përmbajnë opsionin “shpërndaj” me qëllim që t’u mundësojmë përdoruesve të ndajnë më lehtë artikujt me miqtë e tyre në rrjetet sociale. Rrjetet sociale, gjithashtu, mund të përmbajnë biskota kur jeni të paraqitur në listat e tyre. Ne nuk kemi kontroll mbi biskotat e tyre dhe ju lutemi që t’i kontrolloni ueb sajtet e jashtme që të mësoni më shumë se si ato i përdorin biskotat e tyre.
BISKOTAT STATISTIKORE
E përdorim Burst Statistics, softuer i kompanisë holandeze Burst Statistics B.V, për të analizuar vizitueshmërinë e ueb sajtit, që ta përcaktojmë numrin e vizitorëve të ueb faqes, ndërveprimin e tyre me ueb faqen, pajisjet elektronike përmes të cilave ato hyjnë në ueb sajtin dhe burimet e vizitave të ueb sajtit. Statistikat janë plotësisht anonime, ruhen ekskluzivisht në ueb sajtin tonë dhe në ato kanë akses vetëm persona të autorizuar të LGBTI JUNAJTED.
LISTË E-MAILESH
Regjistrimi në listën tonë të e-maileve
LGBTI JUNAJTED përdor platforma të ndryshme të jashtme për nevojat e komunikimit tonë. Në ueb sajtin keni mundësi të regjistroheni në listën tonë të e-maileve për të marrë lajme në lidhje me punën tonë. Ne përdorim Mailchimp, platformë e jashtme,për të komunikuar lajmet nga ne me abonentët tanë të listës së e-maileve.
Kur regjistroheni në listën tonë të e-maileve, ne ju kërkojmë të shkruani adresën tuaj të emailit. Opsionale, mund të futni emrin dhe mbiemrin tuaj. Të dhënat tuaja ruhen brenda platformës së jashtme. Mailchimp ka politikën e vet të sigurisë dhe privatësisë.
Mailchimp përdor ndjekjen e e-mesazheve. Ndjekja e e-mesazheve na tregon se kur i keni hapur dhe në cilat linqe të përmbajtjeve keni klikuar. Këto informacione i përdorim për të përmirësuar komunikimet tona, ndërsa përfshijnë informata të përgjithshme si norma e leximit dhe norma e klikimeve për shkak të planifikimit informativ dhe informim për komunikimet.
Si e mbrojmë privatësinë tuaj
Ne jemi të përkushtuar të respektojmë privatësinë tuaj. Të dhënat tuaja mund të ruhen në kornizat e platformave të jashtme të cilat i përdorim, duke përfshirë Mailchimp. Të gjitha këto platforma kanë publikuar politika të përditësuar të privatësisë të cilat janë në pajtim me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave.
Qasja në këto platforma dhe të dhënat tuaja është rreptësisht e kufizuar për ekipin tonë të komunikimit.
Çregjistrimi nga lista jonë e e-maileve
Nëse në cilën do kohë vendosni se më nuk dëshironi të merrni e-maile nga ne, mund të çregjistroheni nga lista jonë e e-maileve. Në pjesën e poshtme të e-maileve tona do t’ju jepet opsioni për t’u çregjistruar. Kur do klikoni në këtë opsion, do ta largojmë adresën tuaj të e-postës nga lista jonë e e-maileve.
CILAT TË DREJTA I KENI MBI TË DHËNAT TUAJA
Keni të drejtë të kërkoni nga ana e LGBTI JUNAJTED qasje, përmirësim ose fshirje të të dhënave personale ose kufizim të përpunimit të të dhënave personale të cilat janë të lidhura me ju, ose të drejtë për kundërshtim të përpunimit, si dhe të drejtën e transferimit të të dhënave. Gjithashtu, keni të drejtë të kërkoni tërheqje të pëlqimit në çdo kohë.
Nëse mendoni se mënyra në të cilën LGBTI JUNAJTED i përpunon të dhënat tuaja personale shkel dispozitat e Ligjit për Mbrojtje të të Dhënave Personale, ju lutemi na kontaktoni në që të na bëni me dije këtë, ose, mund të parashtroni ankesë në Agjensionin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale si organ mbikëqyrës.
INFORMATA PËR KONTAKT
LGBTI JUNAJTED Shkup, Shoqata për fuqizimin dhe përfaqësimin e komunitetit LGBTI
rr. “Maxhir Mallo” nr. 36/17
Shkup, Maqedonia e Veriut
+389 78 385 571
Politika e përdorimit të biskotave
SHKURTIMISHT MBI POLITIKËN E PËRDORIMIT TË BISKOTAVE
Kjo Politikë e përdorimit të biskotave shpjegon se çfarë janë biskotat dhe si i përdorim, llojet e biskotave të cilat i përdorim, informacionet të cilat i mbledhim duke i përdorur biskotat dhe si ato informacione përdoren, dhe si t’i kontrolloni preferencat e biskotave. Për më shumë informacione si i përdorim, ruajmë dhe mbajmë të sigurta të dhënat tuaja personale, shihni Politikën tonë të privatësisë.
Në çdo kohë ju mund të ndryshoni ose tërhiqni pëlqimin tuaj nga Deklarata e biskotave në ueb faqen tonë.
Mësoni më shumë se kush jemi ne, si të na kontaktoni dhe si i përpunojmë të dhënat personale në Politikën tonë të Privatësisë.
Pëlqimi juaj është i zbatueshëm për domenet në vazhdim: www.lgbtiunited.mk
ÇFARË JANË BISKOTAT?
Biskota (në ang. cookie) janë skedarë të vegjël tekstual që përdoren për të ruajtur pjesë të vogla informacioni. Ato ruhen në pajisjen tuaj kur ngarkohet ueb sajti në shfletuesin tuaj të internetit. Këto biskota na ndihmojnë për funksionim të drejtë të ueb faqes, e bëjnë të njejtin më të sigurt, mundësojnë përvojë më të mirë të përdoruesit dhe për të kuptuar se si punon ueb sajti dhe ku nevojitet përmirësim.
SI I PËRDORIM BISKOTAT?
Ashtu si me shumicën e shërbimeve të internetit, ueb faqja jonë përdorë biskota të veta dhe të palëve të treta për disa qëllime. Biskotat e veta janë më së shumti të nevojshme që ueb faqja të funksionojë siç duhet dhe ato nuk mbledhin asnjë informacion personal që mund t’ju identifikojë.
Biskotat e palëve të treta që përdoren në ueb sajtin tonë janë kryesisht për të kuptuar se si punon ueb faqja, si ndërveproni me ueb sajtin tonë, për të mbajtur shërbimet tona të sigurta, mundësimi i reklamave të cilat janë relevante për ju dhe në përgjithësi për të mundësuar një përvojë më të mirë dhe më të sofistikuar të përdoruesit për ju dhe ndihmë në përshpejtimin e ndërveprimeve tuaja të ardhshme me ueb sajtin tonë.
ÇFARË LLOJE TË BISKOTAVE PËRDORIM?
Të nevojshme: Disa biskota janë të nevojshme që të jeni në gjendje të përjetoni funksionalitetin e plotë të ueb sajtit tonë. Ato na mundësojnë t’i mbajmë sesionet e përdoruesit dhe të parandalojmë çfarëdolloj kërcënim të sigurisë. Ato nuk mbledhin ose ruajnë asnjë të dhënë personale. Për shembull, për të ilustruar qëllimin e tyre në përgjithësi dhe jo domosdoshmërisht të zbatueshme në ueb faqen tonë, këto biskota ju lejojnë të identifikoheni në llogarinë tuaj, të shtoni produkte në shportën tuaj dhe të bëni pagesën e produktit në mënyrë të sigurt.
Statistikat: Këto biskota ruajnë informacione të tilla si numrin e vizitorëve në ueb faqe, numrin e vizitorëve unikë, cilat faqe të ueb faqes ata kanë vizituar, burimi i vizitave, etj. Këto të dhëna na ndihmojnë të kuptojmë dhe analizojmë se sa mirë funksionon ueb faqja dhe ku nevojitet përmirësim.
Marketingu: Ueb faqja jonë mund të shfaqë reklama. Këto biskota përdoren për të personalizuar reklamat që ju shfaqim, që të jenë të rëndësishme për ju. Këto biskota na ndihmojnë gjithashtu të monitorojmë efektivitetin e këtyre fushatave reklamuese.
Informacionet e ruajtura në këto biskota mund të përdoren gjithashtu nga palë të treta, ofrues reklamash, për t’ju shfaqur reklama edhe në ueb sajtet e tjera të shfletuesit të internetit.
Funksionale: Këto janë biskota që ndihmojnë disa funksione opsionale në ueb sajtin tonë. Në këto funksionalitete hynë ngulitja e përmbajtjeve të tilla si video ose ndarjen e përmbajtjeve nga ueb sajti në rrjetet sociale.
Preferencat: Këto biskota na ndihmojnë të ruajmë cilësimet dhe preferencat tuaja të shfletimit, si p.sh. preferencat e gjuhës, në mënyrë që të keni një përvojë më të mirë dhe më efikase në vizitat e mëvonshme të ueb sajtit.
Преглед на колачињата што се користат на нашиот веб-сајт
Biskotë | Përshkrim |
---|---|
burst_uid | Biskota përdoret për ruajtjen dhe ndjekjen e ndërveprimit të vizitorëve të ueb faqes, e me qëllim të grumbullimt të statistikave anonime. |
cookielawinfo-checkbox-advertisement | Kjo biskotë është vendosur në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave për të mbajtur mend pëlqimin e përdoruesit për biskotat në kategorinë “Reklama”. |
cookielawinfo-checkbox-analytics | Kjo biskotë është vendosur në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave për të mbajtur mend pëlqimin e përdoruesit për biskotat në kategorinë “Analiza”. |
cookielawinfo-checkbox-functional | Kjo biskotë është vendosur në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave për të mbajtur mend pëlqimin e përdoruesit për biskotat në kategorinë “Funksionale”. |
cookielawinfo-checkbox-necessary | Kjo biskotë është vendosur në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave për të mbajtur mend pëlqimin e përdoruesit për biskotat në kategorinë “Të nevojshme”. |
cookielawinfo-checkbox-others | Kjo biskotë është vendosur në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave për të mbajtur mend pëlqimin e përdoruesit për biskotat në kategorinë “Të tjera”. |
cookielawinfo-checkbox-performance | Kjo biskotë është vendosur në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave për të mbajtur mend pëlqimin e përdoruesit për biskotat në kategorinë “Performanca”. |
CookieLawInfoConsent | Biskota përdoret që të memorohet gjendja e biskotës së dhënë për kategorinë përkatëse dhe statusin e CCPA. Punon vetëm në koordinim me biskotën primare. |
elementor | Kjo biskotë përdoret nga vetë ueb faqja. I mundëson pronarit të ueb faqes të implementoj ose ndryshoj përmbajtjen e ueb faqes në kohë reale. |
viewed_cookie_policy | Kjo biskotë është vendosur në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave për të mbajtur mend nëse vizitori është dakord ose jo me përdorimin e biskotave. Nuk ruan të dhëna private. |
wp-wpml_current_language | Kjo biskotë përdoret që të mbahet në kujtesë gjuha e zgjedhur nga përdoruesi për shfletim të ueb faqes. |
SI MUND T’I KONTROLLOJ PREFERENCAT PËR BISKOTAT?
Nëse vendosni t’i ndryshoni preferencat tuaja më vonë gjatë seancës tuaj të shfletimit, mund të klikoni në butonin “Cilësimet e biskotave” në ekranin tuaj. Kjo do të rishfaq njoftimin e pëlqimit që ju lejon të ndryshoni preferencat tuaja ose të tërhiqni plotësisht pëlqimin tuaj.
Për më tepër, shfletues të ndryshëm ofrojnë metoda të ndryshme për bllokimin dhe fshirjen e biskotave të përdorura nga ueb sajtet. Mund të ndryshoni cilësimet e shfletuesit tuaj për të bllokuar/fshirë biskotat. Për të mësuar më shumë rreth mënyrës së menaxhimit ose fshirjes së biskotave, vizitoni wikipedia.org, allaboutcookies.org, cookiedatabase.org.
Kufizimi nga përgjegjësisa
Infromacionet të cilat i përmban ky ueb sajt janë të karakterit të përgjithshëm informativ. Ato lëshohen nga LGBTI JUNAJTED me qëllim për të fituar akses falas në informacione dhe opinione, pa garantuar saktësinë, plotësinë dhe besueshmërinë e tyre, si dhe ato burime në të cilat bazohet përmbajtja. Çdo përdorim i informacionit është në rrezik të lexuesit.
Në asnjë rast ne nuk do të jemi përgjegjës në rast të ndonjë humbjeje ose dëmtimi, humbjeje ose dëmtimi indirekt ose pasues, ose ndonjë humbje ose dëmtimi që rezulton nga humbja e të dhënave ose fitimet nga ose në lidhje me përdorimin e këtij ueb sajti.
Duke përdorur këtë ueb sajt, ju mund të drejtoheni në faqe të tjera interneti, përmbajtja e të cilave nuk është nën kontrollin e LGBTI JUNAJTED. OJQ-ja jonë nuk ka as kontroll të drejtpërdrejtë dhe as të tërthortë mbi natyrën, përmbajtjen ose disponueshmërinë e këtyre ueb sajteve. Përfshirja e çfarëdo lidhjeje nuk nënkupton domosdoshmërisht rekomandim ose mbështetje për pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në to.
Bëhen të gjitha përpjekjet për të ruajtur disponueshmërinë dhe funksionimin e këtij ueb sajti. Në çdo rast, ne nuk marrim përgjegjësi, ose nuk do të kemi asnjë faj, nëse ueb sajti është përkohësisht i padisponueshëm si rezultat i problemeve teknike jashtë kontrollit tonë.
Të drejtat e autorit
Kjo ueb faqe është në pronësi të Shoqatës LGBTI JUNAJTED Shkup. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Çdo kopjim i një pjese ose riprodhim i plotë i përmbajtjeve tona është i ndaluar, përveç në rastet e mëposhtme:
- mund t’i printoni ose t’i inçizoni në disk përmbajtjet tona vetëm për përdorim personal;
- mund të kopjoni përmbajtjen tonë për përdorim personal nga personat e treta vetëm nëse citoni ueb sajtin si burimin e materialeve.
Në asnjë rrethanë nuk ju lejohet t’i kopjoni ose përdorni këto përmbajtje pa leje paraprake me shkrim. Riprodhimi i tyre është gjithashtu i ndaluar në ueb faqet tjera të nryshme prej LGBTI JUNAJTED si dhe në media të tjera elektronike.