Një nga qëllimet e LGBTI Junajted është që t’i fuqizojë pjesëtarët e komunitetit LGBT+ nga Pellagonia, rajoni juglindor dhe jugperëndimor të Republikës së Maqedonisë së Veriut duke u ofruar vende të sigurta për t’u takuar dhe për t’u inkuadruar në aktivitete strategjike, taktike dhe edukative.
Liderët/et LGBT+ nga këto rajone, me mbështetje të LGBTI Junajted, tashmë organizojnë qendra të tilla shoqërore pop ap në hapësira siç janë zyrat e organizatave tona partnere të vendosura në vende siç janë qytetet Manastiri, Ohri dhe Strumica. Nëpërmjet këtij aktiviteti i përkrahim liderët/et LGBT+ të vazhdojnë të organizojnë takime për komunitetitn LGBT+ të paktën një herë në muaj në secilin nga tre rajonet e lartëpërmendura.
Takimet përbëhen nga shikimi i filmave, leximi i poezisë, diskutime tematike, festat joformale, shoqërimi, pikniqe dhe aktivitete të tjera shoqërore.