Shoqata “LGBTI Junajted”, në kuadër të projektit për grante operative vjetore, kontrata e grantit me numër IPA/2022/441-140, e mbështetur nga Bashkimi Evropian, shpall thirrje për angazhimin e 2 trajnerëve/eve për të mbajtur 2 trajnime dyditore në periudhën korrik-gusht 2023.
Në kuadër të angazhimit, është e nevojshme që trajnerët/et:
Të përgatisin dhe zbatojnë trajnim dyditorë për temën:
- Qasje e bazuar në të drejtat e njeriut (HRBA) dhe përfshirja e aspekteve gjinore në politika (Gender Mainstreaming)
- Parimi “Mos lini askënd pas vetes” (LNOB) me theks të veçantë në nevojat e komunitetit LGBTI, si dhe të grave dhe vajzave.
Trajnuesit/et do të duhet të zhvillojnë një metodologji për zbatimin e trajnimit që do të ofrojë një kombinim të teorisë dhe ushtrimeve për zbatimin praktik të teorisë. Trajnuesi pritet të zhvillojë program të trajnimit dhe mjete për vlerësim në koordinim me ekipin e projektit.
Trajnerët/et duhet t’i realizojnë aktivitetet e mëposhtme:
- Zhvillimin e programit për trajnimin;
- Të përgatisë prezantime dhe ushtrime të cilat do t’i ndajë me ekipin e projektit, para realizimit të trajnimit;
- Ta realizojë trajnimin;
- Të zhvillojë dhe propozoj metodologji për vlerësim të trajnimit;
- Pas realizimit të trajnimit të përgatisë dhe dorëzojë raport më së voni 7 ditë pune pas mbarimit të trajnimit.
Trajnimi do të realizohet në gjuhën maqedonase.
Kualifikime dhe aftësi të kërkuara:
- Të ketë të kryer shkollimin e lart në fushën e shkencave shoqërore;
- Njohuri të avancuara dhe përdorim të gjuhës angleze;
- Minimum 5 vite eksperience pune;
- Përvojë në kryerjen e trajnimeve;
- Përvojë në punë me organizata të shoqërisë civile;
- Aftësi për të punuar me afate të shkurtra dhe ofrim në kohë të shërbimeve;
- Aftësi e dëshmuar për të punuar dhe komunikuar me njerëz me prejardhje të ndryshme profesionale, sociale dhe kulturore.
Dokumentacioni i nevojshëm:
- Biografi të shkurt (CV) dhe letër motivuese jo më të gjatë se një faqe;
- Dy referenca për të konfirmuar ekspertizën në këtë fushë;
- Metodologji për punë.
Afati për paraqitje
Afati për paraqitje është më së voni deri më 30.06.2023 deri në ora 16 në adresën elektronike: , me shënimin: Aplikim për angazhim të trajnerëve (Titulli i trajnimit për të cilin aplikohet).
Procedura e përzgjedhjes së kandidatëve/eve:
“LGBTI Junajted” do të formojë komision dhe do të shqyrtojë aplikimet e pranuara. Aplikimet e vonuara dhe jo të plota nuk do të merren parasysh.