Parada e katërt e krenarisë – Shkupi Pride, këtë vit do të mbahet më 24 qershor nën moton “Të zëshëm dhe krenar”!
Rrjeti kombëtar kundër homofobisë dhe transfobisë mbajti pres konferenc të kushtuar edicionit të sivjetëm të Paradës së Krenarisë, e cila do të mbahet më 24 qershor 2023. Pika fillestare, si edhe më parë, do të jetë parku “Gruaja Luftëtare”, ku në ora 17 do të fillojë grumbullimi i pjesëmarrësve, ndërsa në ora 19 pas fjalimeve të shkurta përshëndetëse do të filloj marshi protestues nëpër rrugët e Shkupit sipas itinerarit të vitit të kaluar dhe do të përfundojë me program kulturo-muzikor në stadiumin e ARM-së në Parkun e Qytetit.
Progresi në fushën e të drejtave për personat LGBTI nuk ka qenë as i barazuar dhe as i mjaftueshëm, ndërsa është vazhdimisht i ballafaquar me sulme nga forca që kundërshtojnë të drejtat universale të njeriut. Pikërisht prandaj, Pride-i mbetet një formë e protestës e komunitetit LGBTI kundër stigmës, paragjykimeve dhe dhunës.
Irena Cvetkoviq trajtoi kontekstin aktual dhe mobilizimin shqetësues të fort negativ të komuniteteve fetare, politikanëve dhe partive konservatore populiste, si dhe lëvizjeve anti-gjinore kundër komunitetit LGBTI, “veçanërisht kundër pjesës më të cenueshme dhe më të margjinalizuar të komunitetit, vëllezërve dhe motrave tonë trans”.
“Në një mjedis të këtillë armiqësor, kur gjuha e urrejtjes dhe dhuna janë në rritje, ndërsa homofobia dhe transfobia bëhen pozita dominuese e atyre që janë në pushtet, të qenit krenar dhe të zëshëm përfaqëson rezistencën dhe protestën kundër sistemit shtypës. Komuniteti LGBTI ka kaluar periudha shumë të vështira, këtë do ta kalojmë me kokën lart, krenarë dhe të zëshëm në realizimin e vizionit tonë për një botë me barazi dhe prosperitet”, tha Cvetkoviq.
Parada e Krenarisë së Shkupit është ngjarje e cila shënon një prani në rritje të të rinjve. Kjo tregon se të rinjtë kanë nevojë për dukshmëri të identiteteve të tyre më shumë se kurrë.
“Në Paradën e Krenarisë së Shkupit të paktën për një moment dhe për një ditë të rinjtë mund të ndjenjë kujdes. mbështetje, solidaritet dhe festim të identitetit të tyre në një shoqëri e cila vazhdimisht u thotë se nuk janë mjaftueshëm të vlefshëm, se janë të hutuar ose se janë nën ndikimin e dikujt. Dalja e madhe e të rinjve në Paradë tregon se ka ende shpresë se gjeneratat që vijnë kanë qëndrim politik të qartë dhe se janë këtu dhe janë të zëshëm.
Në Paradat tona në vitet e kaluara, ne mundeshim të shohim edhe prindër që me krenari qëndruan pranë fëmijëve të tyre LGBTI dhe marshuan për të drejtat e tyre. Me këtë ato dërgojnë mesazh prindërve të tjerë të cilët ndoshta ende kanë frik ose nuk dinë si t’i pranojnë fëmijët e tyre – se një realitet tjetër është i mundur për ta. Këta hapa të guximshëm janë bazë se si duam të ndërtojmë një shoqëri të barabartë”, tha Angel Dimitrievski.
Të rejat në programin e Shkupi Pride i bëri të ditur Koço Andonovski, i cili theksoi se Parada hapet si platformë për shumë kauza tjera. “Po hapemi për grupe tjera të cilat duan mesazhin e tyre ta përcjellin te publiku. Ato ishin të pranishëm edhe në vitet e kaluara, por ajo nuk ishte e organizuar dhe disi po humbisnin gjithë ato mesazhe dhe pankarta, kështu që këtë vit i ftojmë të gjithë ato të cilët kanë kampanja të veta, aktivitete të ndryshme dhe duan të jenë të dalluar me mesazhet dhe shenjat e tyre të na kontaktojnë”, tha Andonovski. Ai falënderoi Ministrinë e Mbrojtjes për mbështetjen e dhënë, si dhe Ministrinë e Brendshme për vendosjen e standardeve të reja në rajon për mënyrën sesi sigurohet kjo ngjarje.
Paradat e krenarisë në mbarë botën janë një recetë e provuar dhe e vërtetuar për festa të mira dhe mbledhje të paharrueshme. Shkupi Pride 2023, sipas organizatorëve, do të ofrojë një program të pasur kulturor-argëtues, me performanca muzikore live, performanca nga drag queens nga vendi dhe rajoni dhe DJ-sete.