Kalo tek përmbajtja

Një përmbledhje e shkurtër e LGBTI JUNAJTED: Njëmbëdhjetë vjet qëndrueshmëri dhe përkushtim për kauzën për barazisë

E themeluar më 16 maj 2012 në Tetovë, nga pesë persona LGBTI nga etni të ndryshme, shoqata “LGBTI Junajted” këtë vit feston 11 vjet nga ekzistenca e saj. Edhe pse fillimi ishte i mbushur me shumë sfida, probleme dhe presione, themeluesit e organizatës ishin të përkushtuar ndaj kauzës dhe të vendosur për të sjellë ndryshime pozitive për personat LGBTI në shoqërinë tonë patriarkale dhe konservatore.

Pa zyrë, në dy vitet e para fokusi i “LGBTI Junajted” ishte në grasrut aksione të vogla. Në vitin 2014 u hap zyra e parë në Tetovë, e cila më vonë u shndërrua në një qendër ditore – një hapësirë e sigurt ku pjesëtarët e komunitetit LGBTI nga Tetova dhe rrethina do të mund të jenë autentikë, të artikulojnë hapur dhe të komunikojnë nevojat dhe interesat e tyre, dhe të kënaqen në shoqërimin joformal.

“LGBTI Junajted” operoi nga Tetova deri në mesin e vitit 2022, dhe më pas e zhvendosi punën e vet në Shkup për shkak të kërcënimeve të shumta për jetën e punonjësve të saj. Përndryshe, ajo është organizata e parë e hapur jashtë Shkupit, e cila avokon për avancimin e pozitës dhe qasjes në të drejtat e njeriut të personave LGBTI.

Ndër vite, “LGBTI Junajted” ka mbajtur një sërë ngjarje publike në Tetovë dhe në qytete të tjera anembanë Maqedonisë së Veriut, ndërsa organizata është dalluar veçanërisht duke mobilizuar me sukses mbështetjen për ofrimin e ndihmës financiare dhe ndihma të tjera për personat e cenueshëm social të komuniteti LGBTI për gjatë pandemisë së KOVID-19.

Edhe sot, me seli në Shkup, në kuadër të së cilës funksionon Qendra e komunitetit LGBTI, “LGBTI Junajted” vazhdon të jetë aktor relevant në shoqëri duke organizuar aktivitete të shumta për fuqizimin e komunitetit LGBTI dhe përfshirjen në proceset që synojnë arritjen e barazisë së personave LGBTI.