Kalo tek përmbajtja

Harta e Ylberit shënon proges në të drejtat e personave transgjinorë dhe interseks në Evropë

Pavarësisht sulmeve intenzive kundër personave LGBTI në disa shtete, barazia edhe me tej përparon në të gjithë Evropën, tregon harta vjetore e ylberit dhe indeksi i ILGA-Evropës.

Harta dhe indeksi më i ri i organizatës LGBTI lider në Evropë, ILGA-Evropa, zbulon se edhe pse diskursi publik po bëhet gjithnjë e më i polarizuar dhe i dhunshëm, veçanërisht kundër njerëzve transgjinorë, vendosmëria politike për të avancuar të drejtat e personave LGBTI po jep rezultate. Rritje më e madhe në hartë është regjistruar nga vendet që kanë futur njohjen ligjore të gjinisë (NJLGJ) duke përdorur modelin e vetëvendosjes.

E publikuar të enjten më 11 maj 2023 në Forumin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë në Islandë, harta dhe indeksi vjetor i ylberit i ILGA-Evropës, i cili rendit situatën ligjore dhe politike të personave LGBTI në 49 vende evropiane, zbulon se në 12 muajt e kaluar, futja e ndalimeve për gjymtimin e organeve gjenitale të personave interseks (GJOGJI) kontribuoi gjithashtu vende të caktuara të ngjiten më lart në renditje. Spanja kërceu gjashtë vende në vendin e katërt me futjen e NJLGJ të bazuar në vetëvendosje si dhe me ndalimin e GJOGJI, ndërsa Finlanda hyri në dhjetëshen e parë, duke u ngjitur gjashtë vende, përsëri me NJLGJ të bazuar në vetëvendosje. Edhe Greqia u ngjit katër vende me ndalimin e GJOGJI.

Përparimi i legjislacionit për të përfshirë identitetin gjinor dhe karakteristikat gjinore në ligjet kundër diskriminimit dhe/ose krimeve të urrejtjes e çoi Belgjikën, Islandën dhe Moldavinë në renditje së bashku me Spanjën.

Edhe pse përparimi i ligjdhënësit në lidhje me pranimin e identitetit ligjor këtë vit është një hap i madh përpara, ka edhe zhvendosje tjera pozitive në hartën dhe indeksin e ylberit. Moldavia u hodh për 14 vende sepse orientimi seksual dhe identiteti gjinor u përfshinë pozitivisht në ligjet që mbulojnë punësimin, arsimin, aksesin në mallra dhe shërbime, shëndetësinë, krimet e urrejtjes dhe gjuhën e urrejtjes. Sllovenia dhe Zvicra i këmbyen pozicionet. Të dy vendet lejuan çiftet e të njëjtit seks të martohen dhe të birësojnë fëmijë. Zvicra gjithashtu u lejon çifteve inseminimin e asistuar mjekësor. Kroacia gjithashtu u ngjit një vend më lart me futjen e birësimit të fëmijëve nga çiftet e të njëjtit seks.

“Siç e tregon vetë harta e ylberit e këtij viti, politikanët në Evropë që kanë guximin të ngrihen për të drejtat themelore të njeriut dhe barazinë e çdo qytetari po luftojnë kundër rritjes së retorikës kundër personave LGBTI që vjen nga forcat antidemokratike, veçanërisht instrumentalizimi i narrativëve të rreme kundër personave transgjinorë. Harta nënvizon faktin e qartë se përparimi për personat LGBTI është ende i mundur, dhe më i rëndësishëm se kurrë, dhe nevojiten më shumë liderë për t’iu përgjigjur sulmeve ndaj demokracisë, të cilat na prekin të gjithëve, me atë që do shtyjnë përpara. Ne përshëndesim ata politikanë që kanë marrë qëndrimin që duhet të merret për të mirën e të gjithëve në shoqërinë tonë dhe inkurajojmë të tjerët të ndërmarrin veprime pasi demokracia dhe të drejtat e njeriut janë nën kërcënim nga e djathta ekstreme në të gjithë Evropën”, thotë Evelyn Paradis, drejtoresh ekzekutive e ILGA-Evropës në deklaratën për shtyp.

“Qeveritë, si dhe aktorët dhe institucionet e tjera politike, mund dhe kanë bërë një ndryshim pozitiv këtë vit. Pjesa më e madhe e progresit mbështetet në gjykatat, për shembull, në nivel lokal, kombëtar dhe evropian. Polonia mbetet vendi më i ulët i renditur në Bashkimin Evropian, në vendin e 43-të, por këtë vit ajo fitoi pikë në indeks për shkak të gjykatave që siguruan që ndërhyrjet kirurgjikale të mos jenë parakusht për njohjen ligjore të gjinisë dhe trupit për barazi, gjë që me punën e vetë i përfshiu edhe personat interseks. Në këtë klimë shumë armiqësore globale, ne shohim aktorë të ndryshëm të bashkohen dhe të luftojnë më aktivisht për të drejtat e personave LGBTI, gjë që është thelbësore që të përballemi me rezistencën”, shton Kathryn Hoogendoubel, Drejtore e Avokimit në ILGA-Evropa.

Përballë rritjes së forcave antidemokratike, kjo rezistencë mund të shihet në sfidimin e lirisë së tubimit paqësor. Kështu Serbia, e cila ishte nikoqire e EuroPrajd – paradën evropiane të krenarisë që u komprometua rëndë pas përpjekjeve të minutës së fundit për të ndaluar ngjarjen nga presidenti serb dhe ministri për punë të brendshme, ra për tre vende, ndërsa Turqia mbetet pothuajse në fund të rang listës pas një viti me masa të mprehta kundër tubimeve të Krenarisë, që tregon se edhe në vitin 2023 e drejta themelore për t’u mbledhur në hapësirën publike ende nuk mund të merret si e mirëqenë.

Maqedonia e Veriut ka arritur vetëm 29% të reformave të nevojshme për të përmirësuar pozitën dhe aksesin ndaj të drejtave të njeriut të personave LGBTI, dhe vetëm Bullgaria renditet më keq se ne nga vendet e rajonit me 20%. Serbia, Kosova dhe Shqipëria kanë secila nga 35%, BdheH 40%, Sllovenia 46%, Kroacia 49%, Greqia 57%, ndërsa Mali i Zi është përpara vendeve të tjera të Ballkanit me 61%. Më keq renditen Rumunia me 18% dhe Turqia me 4%.

Çdo maj që nga viti 2009, duke shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë, ILGA-Evropa publikon një hartë të ylberit që rendit të gjitha 49 vendet evropiane në një shkallë nga 0% (shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut, diskriminim ndaj personave LGBTI) në 100% ( respektimi i të drejtave të njeriut, barazi e plotë).