Kalo tek përmbajtja

Bashkim i artit dhe artivizmit: Seri e trajnimeve dhe punëtorive artistike (Thirrje për aplikim)

Kemi kënaqësinë ta shpallim fillim e ciklit të dytë të trajnimeve dhe punëtorive nga aktiviteti „Artivizëm“, qëllimi i të cilit është ta fuqizojë komunitetin LGBTI, ta bashkoj artivizmin me artin. Ky aktivitet projekti realizohet në kuadër të programit vjetor për punë të „LGBTI Junajted“ për vitin 2023 e cila është e kofinancuar nga Bashkimi Evropian. I ftojmë pjesëmarrësit potencial të aplikojnë për këtë mundësi të mrekullueshme që ta hulumtojnë anën e tyre kreative e në të njëjtën kohë të mësojnë aftësi dhe teknika të reja.

Aktiviteti „Artivizëm“ përbëhet nga trajnime dhe punëtori për dizajnë grafik, ueb dizajnë, produksion bazë dhe post produksion i videove të shkurtra, fotografi, pikturë dhe dizajnë modern. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të zhvillojnë mendim dhe ide kritike/aktiviste nëpërmjet teorisë queer të artit, dhe të krijojnë vepra artistike/të dizajnit në fushat e fotografisë, aktivizimit përmes modës, pikturës dhe dizajnit grafik. Produktet nga punëtorit në fund do të prezantohen në ekspozitë publike.

Kandidatët e interesuar duhet të jenë të moshës madhore (18+ vjeç), të jenë të gatshëm t’i ndjekin të gjitha trajnimet dhe punëtoritë e planifikuara dhe, pas përfundimit, t’i aplikojnë njohuritë e marra në aktivizimin e tyre të mëtejshëm.

„LGBTI Junajted“ do t’i mbulojë shpenzimet për transport, akomodim dhe ushqim për pjesëmarrësit.

Interesin tuaj për të marrë pjesë në trajnimet dhe punëtorit për „Artivizëm“ mund ta shprehni në e-mailin që duhet të përmbajë informata për ju, si në vijim: emrin dhe mbiemrin, mosha, qyteti i banimit, numrin e telefoni për kontakt dhe një përmbledhje (prezantim) ku do të tregoni interesat tuaja, arsimimin formal dhe/ose joformal dhe përvojën e mëhershme në ndonjë nga fushat e përfshira në këtë thirrje.

Aplikimi për thirrjen do të jetë i hapur deri më 31 gusht 2023. Ju lutemi vini re se aplikimet e pakompletuara dhe aplikimet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen deri më 15 shtator 2023.

Me dërgimin e mesazhit në e-mailin tonë, ju shprehimisht pajtoheni të dhënat tuaja personale brenda mesazhit të përpunohen nga ekipi i „LGBTI Junajted“ dhe trajnerët e angazhuar me qëllim të vlerësimit të aplikimit tuaj dhe të kontaktit me ju. Të dhënat tuaja personale do të përdoren ekskluzivisht për këto qëllime specifike.