Tugçe është një grua transgjinore e cila jeton në Strumicë. Në moshën 14-vjeçare, ajo ndërgjegjësohet për identitetin e saj gjinor, i cili është i ndryshëm nga përcaktimi i seksit në regjistrat e lindjes. Gjegjësisht, ajo ka lindur me karakteristika gjinore mashkullore, por ndihet si femër.
Që në shkollën fillore, ajo u përball me probleme dhe mospranim nga mjedisi për shkak të identitetit të saj gjinor – pamja, zëri, lëvizjet e Tugçes nuk përshtateshin në pritjet stereotipike të shokëve të saj të klasës të edukuar në frymën heteronormative.
Aktualisht vazhdon shkollën e mesme, dega teknik dizajni veshjesh. Ajo vendosi të përfundojë shkollimin e mesëm me korespondenc për shkak të mjedisit gjykues në shkollë, por edhe për shkak të rrethanave familjare dhe sfidave në vendbanimin e saj. Përveçse një grua transgjinore, ajo është turke dhe muslimane, gjë që e ndërlikon më tej funksionimin e saj në komunitetin diskriminues lokal.
Pasi u tha prindërve se ishte një grua transgjinore dhe dëshironte të jetonte sipas identitetit të saj gjinor, ajo u ekspozua ndaj dhunës në familje deri në moshën 18-vjeçare.
Ajo u përpoq ta gjente lumturinë e saj jashtë vendit. Me partnerin e saj në atë kohë, ata shkuan në Belgjikë, ku kishin aplikuan për azil si çift i të njëjtit seks. Por me kalimin e kohës, ata filluan të kenë probleme në marrëdhënien e tyre; dhuna nga partneri e demoralizoi aq shumë sa që disa herë tentoi të bëj vetëvrasje. Pas përfundimit të marrëdhënies me partnerin abuziv dhe largimit të tij nga jeta e saj, ndjenja e vetmisë në një vend të huaj ku ajo mbeti e vetme, pa njerëz ku të mbështetej në raste nevoje, e bëri të vendoste të kthehej.

Në Strumicë dhe rrethinën e saj, personat LGBTI+ janë të ekspozuar ndaj fjalëve fyese, talljeve, madje edhe dhunës. Për të mbijetuar atje, thotë ajo, duhet të bëhet e padukshme dhe t’i nënshtrohet stereotipeve gjinore, pra të sillet dhe të vishet si burrë.
Ajo pret me padurim miratimin e Ligjit të ri për të dhënat e lindjes, me të cilin është e parapar të sillet një procedurë për njohjen ligjore të gjinisë bazuar në vetëvendosje dhe të lehtësojë procesin e ndryshimit të të dhënave personale si emri dhe mbiemri, shënuesi gjinor dhe numrin unik të lindjes së shtetasve në dokumentet e identifikimit, që edhe vetë ajo t’i qast dhe ta bëjë atë ndryshim.
Ajo beson se Parada e Krenarisë në Shkup është jashtëzakonisht e nevojshme për të rritur dukshmërinë dhe për të mobilizuar komunitetin LGBTI+. Shkupi Prajd i vitit të kaluar do të jetë një “ditë për t’u mbajtur mend” për Tugçen sepse ajo u ndje “shumë krenare, kaq e fuqishme”.
“Duani veten, mos u shqetësoni se çfarë mendojnë të tjerët për ju. Rruga drejt lumturisë – edhe pse e shtruar me sfida – nis nga vetëpranimi”, u thotë Tugçe anëtarëve të tjerë të komunitetit transgjinor. “Po filloj nga vetja – mund të tingëllojë egoiste nga ana ime, por unë e dua veten më së shumti dhe jam krenare për atë që jam”, shton ajo.
Ajo u porosit pjesës tjetër të bashkëqytetarëve të saj se duhet t’i trajtojnë njerëzit LGBTI+ në frymën e humanizmit të përbashkët, sepse të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe të drejta, dhe secili ka të drejtën e jetës, lirisë dhe sigurisë.
Pavarësisht se e do vendlindjen, në të ardhmen e sheh veten jashtë vendit, si një grua transgjinore që jeton me ndershmëri dhe hapur dhe punon si pjesë e botës së modës.