Shoqata “LGBTI Junajted” në suaza të projektit “Programi vjetor për punë për vitin 2023”, numri i kontratës për grant IPA III/2022/441-140, financiarisht i mbështetur nga Bashkimi Evropian, shpall thirrje për angazhimin e një eksperti/es për përpunimin e analizës me temë “Analizë e gjendjes me diskriminimin e shumëfishtë/ndërseksional në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, që duhet të realizohet në periudhën shkurt-prill të vitit 2023.
Angazhimi i ekspertit/es i përfshinë obligimet dhe detyrat e mëposhtme:
- Të përcaktojë konceptin dhe kornizën metodologjike për kryerjen e hulumtimit;
- Të mbledhë të dhëna nga fusha, të kryejë intervista me palët e prekura, si dhe të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve relevante dhe ekspertë;
- Bazuar në të dhënat dhe informacioneve të mbledhura ta përpunojë analizën;
- Të prezantojë gjetjet dhe rekomandimet kryesore nga analiza.
Kualifikimet dhe aftësitë e duhura:
- Të ketë të përfunduar arsimin e lartë në fushën e shkencave shoqërore;
- Njohuri dhe përdorim të avancuar të gjuhës angleze;
- Njohuri të avancuara të aspekteve metodologjike në kërkimin juridik, politik dhe shoqëror dhe përvojë në mbledhjen dhe analizimin e të dhënave sasiore;
- Aftësi të zhvilluara kërkimore dhe analitike; dhe
- Aftësi të dëshmuara për punë dhe komunikim me njerëz me prejardhje të ndryshme profesionale, sociale dhe kulturore.
Dokumentacioni i kërkuar:
- Biografi e shkurtër (CV) dhe letër motivuese jo më e gjatë se një faqe;
- Dy referenca për të konfirmuar ekspertizën në këtë fushë;
- Metodologji për punë.
Afati për paraqitje
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për thirrjen duke dërguar një shkresë me bashkëngjitjet e nevojshme në e-mail adresën tonë , ndërsa subjekti i mesazhit duhet të përmbajë shënimin: “Aplikim për thirrjen për angazhimin e ekspertit/es për përgatitjen e një analize”. Paraqitja për shpalljen është e hapur deri më datë 15.02.2023 deri në orën 16:00.
Procedura e përzgjedhjes së kandidatëve
“LGBTI Junajted” do të formojë një komision që do të shqyrtojë aplikimet e pranuara. Aplikimet e vonuara dhe jo të plota nuk do të merren parasysh.
Buxheti i përgjithshëm për këtë thirrje është 2000 euro në kundërvlerë në denarë.