Kalo tek përmbajtja

Dënim me gjashtë muaj burg për personin që sulmoi fizikisht aktivistin LGBTI Bekim Asani në Strumicë

Gjykata Themelore Strumicë më 29 nëntor 2022 ka sjell aktgjykim në bazë të pranimit të fajit nga ana e A. M. nga Strumica, duke e shpallur të pandehurin fajtor për krim të urrejtjes për dhunën që ka kryer ndaj viktimë më herët këtë vit në Strumicë.

Përkatësisht, gjykata në aktgjykimin e saj e shpalli fajtor të pandehurin “për shkak se më 8 gusht 2022 rreth orës 19 në Strumicë, në sheshin “Goce Dellçev”, gjatë një eventi të organizuar nga Shoqata “LGBTI Junajted” Tetovë, për shkak të urrejtjes lidhur me orientimin seksual, ka lënduar fizikisht viktimën Bekim Asani nga Tetova (sh. kryetar i shoqatës), në një mënyrë që i është afruar derisa viktima ishte ulur në stol dhe e ka goditur me grushta dhe shkelma në kokë dhe në trup, duke i shkaktuar lëndime fizike – të nxira në qafë, gjoks, krahun e majtë dhe stomak”.

Me veprimin e tillë ka kryer veprën penale “lëndim trupor” nga neni 130 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 2 dhe 1 nga Kodi Penal. Sipas dispozitës së cituar dhe Ligjit dhe neni 404 nga Ligji për Procedurë Penale, i akuzuari dënohet me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj.

Sipas Asanit, ky aktgjykim ndoshta është një hap i vogël, por i rëndësishëm për drejtësinë dhe shpreson për zgjidhje të shpejt dhe për sulmet e tjera fizike për të cilat ishte në shënjestër periudhën e kaluar. Ai mendon se me këto lëvizje pozitive në sistemin e drejtësisë penale më në fund do t’i japin fund praktikës së mosndëshkimit të autorëve të krimeve të urrejtjes LGBTI-fobike.