Qëllimi i këtij trajnimi është të mësoni se si të ndjehen si një qenie e integruar (mendërisht, emocionalisht dhe fizikisht) që mbështetet në burimin e brendshëm të sigurisë dhe mençurisë.
Nëpërmjet ushtrimeve dhe aktiviteteve, ju do të fitoni përvojë për lidhjet të cilat ju pengojnë të rriteni përbrenda, të zhvilloheni, të krijoni një marrëdhënie të lirë dhe autentike me njerëzit, por edhe me veten tuaj.
Mendimet tona aktuale, emocionet dhe sjelljet janë të lidhura me të mësuarit tonë më të hershëm që kemi adoptuar në nivel të pavetëdijshëm. Problemet tona lindin për shkak të reagimeve tona të cilat kushtëzohen nga aspektet e pavetëdijshme të personalitetit tonë.
Prandaj mendja, emocionet dhe trupi janë të lidhura pazgjidhshmërisht në një sistem kompleks dhe të gjallë të energjisë së brendshme që ruhet dhe përmirësohet përmes punës së vetëdijshme mbi veten tonë.
Metoda përbëhet nga një grup teknikash me të cilat arrihet çlirimi nga marrëdhëniet e vjetra dhe modelet e sjelljes, të cilat i kemi marrë nga prindërit, vëllezërit, motrat dhe/ose persona të tjerë të rëndësishëm në jetën tonë përmes vizualizimit kreativë, meditimit dhe ushtrimeve të lehta joga.
Në trajnim do të krijoni një pasqyrë për gjendjen tuaj aktuale fizike dhe emocionale, do të vendosni strategji të qëndrueshme, plane veprimi dhe qëllime të reja të dëshiruara në disa aspekte të jetës suaj:
- shëndet;
- mirëqenie;
- rritje dhe zhvillim personal;
- marrëdhëniet të partneritetit.
Në varësi të interesit tuaj, fushës së fokusit të trajnimit, ne do t’ju ndihmojmë të përmirësoni një nga qëllimet e mëposhtme:
- Përmirësim të shëndetit mendor dhe emocional;
- Ndryshime në stilin e jetesës, në sjelljen, për përmirësim të mirëqenies së përgjithshme (shëndet, profesion, financat, dashuri);
- Këshillim për ushqimin;
- Ushtime.
Numri i sesioneve: 5
Fillimi: dhjetor 2022
Përfundimi: janar 2023
Kohëzgjatja e një sesioni: 2 orë
Takimet do të mbahen një herë në javë. Grupi është i mbyllur. Në marrëveshje me grupin sesionet mund të mbahen onlajn dhe me prezencë fizike, në Qendrën e komunitetit LGBTI në Shkup.
Trajnimin do ta udhëheq Biljana Pesheva, trajnuese profesionale për të rritur sipas ligjit të arsimit në vend, wellness coach dhe instruktor Joga në Healthy Yoga.
Shpenzimet e pjesëmarrjes në këtë trajnim mbulohen nga shoqata “LGBTI Junajted”. Regjistrimi është deri më 30 nëntor 2022 në .