Kalo tek përmbajtja

Kuvendi dëgjoi problemet e romëve LGBTI, do të punohet për barazi dhe shuarjen e urrejtjes

Grupi parlamentar ndërpartiak për të drejtat e personave LGBTI të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Grupi parlamentar ndërpartiak për mbështetjen e të drejtave të romëve, përfshirjen dhe integrimin e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me “Koalicionin Margjinat”, zhvilloi një ngjarje më 14 tetor me temë: “Ndikimi i diskriminimit social në jetën e romëve LGBTI, mundësi bashkëpunimi dhe përmirësimi”, i cili i ka në fokus pjesëtarët romë të komunitetit LGBTI.

Ngjarja vuri në dukje aksesin e vështirë në shërbimet socio-shëndetësore, pozicionin e romëve LGBTI në mjediset më të vogla dhe margjinalizimin e tyre shtesë, problemet në arsim, si dhe përparimin e përgjithshëm të këtyre personave me fokus të rinjtë LGBTI romë.

Stigma dhe dukshmëria e ulët me të cilën përballen të rinjtë dhe të rriturit romë LGBTI, ka një efekt të dëmshëm mbi mundësit e tyre të jetesës. Si rezultat të kësaj, përplasja kulturore midis orientimit seksual dhe identitetit gjinor nga njëra anë dhe traditave rome dhe pritjeve sociale që rregullojnë rolet gjinore nga ana tjetër, i vendos romët LGBTI në kufijtë e diskriminimit dhe përjashtimit. Në lëvizjen LGBTI në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nuk është i madh numri i romëve LGBTI të cilët si aktivistë të dukshëm marrin pjesë si përfaqësues në grupe dhe rrjete joformale apo punojnë në organizata LGBTI – theksohet në njoftimin e Kuvendit.

Fjalim hapës mbajti koordinatorja e GPNP-së për të drejtat e personave LGBTI, Maja Moraçanin, e cila theksoi se si Grup i përfaqësuar në Kuvend, përmes dialogut do të donin të diskutohet cilat janë mundësitë për përmirësime dhe çfarë deputetët, si kreatorë të ligjeve dhe politikave, do të mund të kontribuonin në këtë kategori vulnerabël të qytetarëve, duke pasur parasysh diskriminimin jashtëzakonisht të lartë në komunitetet rome në çdo bazë.

Fjalim hyrës mbajti edhe koordinatorja e GPNG-së për mbështetjen e të drejtave të romëve, përfshirjen dhe integrimin e tyre në RSM, Latife Shikovska, e cila theksoi se të drejtat universale të njeriut duhet t’u mundësohen të gjithëve, sepse komuniteti romë është një nga kategoritë më të margjinalizuara në vend. Të gjithë duhet të jemi të motivuar më shumë për uljen e diskriminimit, për të afruar ata që janë të diskriminuar, të punohet së bashku për barazi dhe shtypjen e urrejtjes.

Ngjarje të tilla u mundësojnë deputetëve të kenë më shumë informata dhe të forcojnë bashkëpunimin me aktorët përkatës institucionalë dhe organizatat e shoqërisë civile.

Koordinatorët, së bashku me anëtarët e dy Grupeve, shprehën kënaqësinë e tyre të madhe që dy Grupe Ndërpartiake në Parlament kanë mundësinë të kontribuojnë së bashku në përmirësimin e pozitës dhe aksesit ndaj të drejtave të njeriut të komunitetit LGBTI dhe Romë.