Në Maqedoninë e Veriut, gjuha e urrejtjes dhe veprat nga urrejtja ndaj komunitetit LGBTI në periudhën e fundit janë në rritje. Kërcënimet, ngacmimet, sulmet verbale dhe fizike, për fat të keq, janë pjesë përbërëse e jetës së shumë lezbikeve, burrave gej, biseksualëve/eve dhe personave transgjinorë. Organet kompetente jo vetëm që nuk ndërmarrin masa parandaluese për parandalimin e këtyre dukurive, por edhe dështojnë në njohjen dhe përpunimin e tyre përmes sistemit të drejtësisë penale. Shifrat e ulëta në statistikat zyrtare nuk pasqyrojnë pamjen reale dhe janë për faktin se shumë persona nga komuniteti LGBTI nuk duan të raportojnë krimet ndaj tyre, sepse janë të shqetësuar se si do të trajtohen.
Shoqata “LGBTI Junajted” i fton të gjithë anëtarët, vullnetarët dhe aktivistët LGBTI të interesuar të paraqiten për pjesëmarrje në trajnimin njëjavor për vetëmbrojtje.
Orët bazohen në një sistem të krijuar posaçërisht për vetëmbrojtje dhe do të drejtohen nga një pedagog ekspert me përvojë shumëvjeçare në psikologji dhe arte marciale. Ato janë të destinuara kryesisht për parandalimin dhe vetë-mbrojtjen e personave që kanë pësuar trauma nga sulm verbal ose fizik, viktima të dhunës, bullizmit aktiv ose pasiv, etj.
Paraqitja për trajnimin për vetëmbrojtje është e hapur deri më 9 tetor 2022. Trajnimi do të zbatohet si kurs intensiv njëjavor, në periudhën prej 24 deri 30 tetor 2022 në Shkup. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të marrin informacion më të detajuar për vendin dhe kohën e trajnimit. Të gjitha shpenzimet për akomodimin, ushqimin, shpenzimet e udhëtimit, si dhe participimin për pjesëmarrje në trajnim do të mbulohen nga “LGBTI Junajted”. Për t’u regjistruar, duhet të na dërgoni një mesazh në e-mailin tonë me të dhënat tuaja personale, si emrin dhe mbiemrin dhe numrin e telefonit për kontakt dhe shkurtimisht të tregoni pse ju nevojitet ky trajnim. Vendet janë të kufizuara dhe përparësi do të kenë aktivistët LGBTI dhe personat LGBTI që jetojnë në mjedise homofobike.