Kalo tek përmbajtja

Sulmi i dytë fizik ndaj Bekim Asanit në vetëm tre muaj, janë sulmuar edhe dy aktivistë të tjerë

Të hënën, 8 gusht 2022 ka ndodhur një sulm fizik ndaj Bekim Asanit, kryetar i shoqatës “LGBTI Junajted” nga Tetova, përndryshe sulmi i dytë fizik ndaj tij këtë vit. Në sheshin e Strumicës, ku Asani dhe vullnetarët e “LGBTI Junajted” kishin ngritur një stendë informative për të promovuar punën e organizatës, u shfaq një burrë i cili filloi të kërcënonte Asanin dhe vullnetarët dhe t’i ofendonte ata, pas së cilës sulmuesi u vërsulën drejt Asanit dhe e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.

Menjëherë pas ngjarjes fatkeqe është thirrur policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje 20 minuta pas denoncimit. Gjithashtu, ngritja e stendës informative ka qenë e raportuar para kohe në stacionin policor kompetent dhe u kërkua prania e tyre për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve të përfshirë në realizimin e këtij aktiviteti, por në momentin e sulmit nuk kishte asnjë punonjës policie kur ka ndodhur sulmi.

Pasi ka qëndruar katër orë në spital, duke vepruar sipas udhëzimeve të punonjësve të policisë të ardhur për të hetuar, Asani ka shkuar në komisariat për të denoncuar rastin dhe për të dhënë deklaratë në prani të dëshmitarëve. Kur ka mbërritur në portën e komisariatit, Asani është bërë objekt talljeje dhe trajtimi poshtërues nga një punonjës policie. Sipas Asanit, policët të cilët më pas kanë marrë deklarata nga ai dhe dëshmitarët janë sjellë në mënyrë korrekte dhe profesionale.

Për shkak të veprimit të ngadaltë të policisë, të nesërmen, 9 gusht 2022 dy aktivistë të tjerë LGBTI+ në Strumicë, bashkëpunëtorë të “LGBTI Junajted”, janë sulmuar fizikisht nga i njëjti person që sulmoi Asanin. Tani agjencitë e zbatimit të ligjit janë e kanë radhën.

“LGBTI Junajted” dënon ashpër sulmet fizike ndaj aktivistëve dhe apelon tek institucionet kompetente që urgjentisht të gjejnë dhe sanksionojnë autorët e këtyre akteve të urrejtjes. Krimet e urrejtjes dhe gjuha e urrejtjes kundër personave LGBTI+ duhet të regjistrohen dhe ndiqen siç duhet përmes sistemit të drejtësisë penale dhe më në fund t’i jepet fund mospërfilljes së vazhdueshme të këtyre praktikave dhe mosndëshkimit të autorëve të këtyre akteve që vetëm e ushqen dhe inkurajon atë sjellje të tillë.