Kalo tek përmbajtja

Konkurs për punësimin e dy koordinatorëve të Qendrës së komunitetit LGBTI+ në Shkup

Shoqata “LGBTI Junajted” ka nevojë për angazhimin e 2 (dy) personave në vendin e punës “Koordinatorë/e të Qendrës së Komunitetit LGBTI+ në Shkup”.

Kandidatët/et e interesuar duhet t’i përmbushin kushtet në vijim:

  • minimum të kenë shkollë të mesme të kryer;
  • njohje të gjuhës maqedonase dhe gjuhës angleze;
  • njohje të gjuhës shqipe, turke, rome, ose ndonjë nga gjuhët tjera lokale do të konsiderohet si përparësi;
  • përshtatshmëri, përpikëri dhe gatishmëri për punë ekipore;
  • t’i njohë problemet dhe sfidat e komunitetit LGBTI+.

Obligime të Koordinatorit

  • çdo ditë pune ta Koordinojë punën e Qendrës;
  • të mbajë evidencë të vizitorëve në Qendrën;
  • t’i asistojë ekipit menaxhues të projektit në organizimin dhe realizimin e aktiviteteve të projektit dhe ngjarjeve të ndryshme në Qendrën;
  • të kujdeset për rendin dhe disiplinën në Qendrën.

Orari i punës 30 orë në javë. Paga e parashikuar bruto 28.000 denar.

Si të aplikoni?

Dërgoni biografi dhe letër motivuese në gjuhën shqipe, jo më vonë se 15 gusht 2022 në e-mailin me shënimin “Paraqitje për Koordinator/e i/e Qendrës së Komunitetit LGBTI+ në Shkup”.

Vetëm kandidatët e kualifikuar do të thirren për intervistë. Shoqata “LGBTI Junajted” ofron mundësi të barabarta punësimi dhe inkurajon të kandidatët e kualifikuar të aplikojnë pavarësisht nga raca, ngjyra, origjina kombëtare ose etnike, gjinia, orientimi seksual, identiteti gjinor, përkatësia në grupet e margjinalizuara, origjina sociale, aftësitë e kufizuara, mosha, statusi familjar ose martesor dhe karakteristika apo rrethana të tjera personale.