Kalo tek përmbajtja

Prajdi: Çfarë është dhe pse njerëzit e festojnë atë?

Qershori është i njohur si “Muaji i Krenarisë” – një muaj kushtuar festimeve të komuniteteve LGBT+ në mbarë botën. Për më tepër, zbuloni se çfarë është në të vërtetë “Prajdi” dhe si festohet…

Çfarë do të thotë “prajd” dhe pse ekziston “muaji i krenarisë”?

Prajd është në fakt një transkriptim i fjalës angleze “pride”, që do të thotë krenari. Prajdi festohet në qershor sepse është muaji i Revolucionit të Stonvollit i njohur gjithashtu si Rebelimi i Stonvollit ose thjesht Stonvoll. Trazirat e Stonvollit ishin protesta të rëndësishme që u zhvilluan në SHBA në vitin 1969 dhe kanë sjell deri në avancimin e të drejtave të shumë personave gej në Amerikë dhe në mbarë botën.

Prajdi është një festë e njerëzve që bashkohen në dashuri dhe miqësi, për të nxjerrë në pah progresin e bërë në fushën e të drejtave të njeriut LGBT+, por edhe për të alarmuar se si në disa vende – si vendi ynë – ende duhet të punohet në atë plan.

LGBT+ është një shkurtim për lezbike, gej-burra, biseksualë dhe transgjinorë. Plusi është një simbol gjithëpërfshirës që do të thotë “dhe të tjerët” për të përfshirë njerëz të të gjitha identiteteve.

Muaji i Krenarisë fokusohet rreth pranimit, barazisë, festimin e punës dhe arritjeve të personave LGBT+, edukimin mbi historinë LGBT+ dhe rritjen e ndërgjegjësimit për problemet me të cilat përballen pjesëtarët e komunitetit LGBT+.

Gjithashtu, gjatë muajit të krenarisë, njerëzit thirren të kujtojnë dhe njëkohësisht të mbajnë mend se sa e dëmshme ishte dhe mund të jetë ende homofobia.

Prajdi, mbi të gjitha, do të thotë të jemi krenarë për veten, pavarësisht se kë duam.

A e dinit? Një grua amerikane e quajtur Brenda Hauard është e njohur si “nëna e Prajdit” pasi e ka organizuar marshin e parë të personave gej në mars të vitit 1970 në Nju Jork.

Në muajin e krenarisë zakonisht mbahen parada shumëngjyrëshe, koncerte dhe marshime.

Një numër i madh njerëzish ishin shumë të shtypur, kishin konflikt të brendshëm dhe nuk dinin si të ndalojnë të mos fshihen, të dalin nga dollapi dhe të jenë krenar. Nga ai këndvështrim, lëvizja doli të ishte më e dobishme, sepse ato menduan, ‘Ndoshta duhet të jem krenar/e’

ka deklaruar në vitin 2015 L. Craig Schoonmaker nga i cili lindi propozimi për ta quajtur lëvizjen “Prajd”.

Nga data 28 qershor 1970 deri më sot, ngjarjet e prajdit janë bërë më të mëdha, më të guximshme dhe më… krenare.