Kalo tek përmbajtja

Si filluan paradat e krenarisë të komunitetit LGBT+ – histori e shkurtër

Si përgjigje të bastisjes dhe brutalitetit të policisë që u zhvillua në orët e hershme të mëngjesit të 28 qershorit 1969, në gej -barin “Stonvoll In” në Griniq Villixh, Nju Jork, filluan një seri demonstratash spontane nga personat LGBT+ të njohura si trazirat e Stonvoll-it ose rebelimet e Stonvoll-it. Kjo ngjarje përmendet shpesh si rasti i parë i rebelimit të pjesëtarëve të komunitetit LGBT+ në historinë amerikane kundër persekutimit sistematik të pakicave seksuale të udhëhequr nga qeveria amerikane. Kryengritja e Stonvoll-it konsiderohet si fillimi i lëvizjes LGBT në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në botë.

Një vit më vonë, më 28 qershor të vitit 1970, në Nju Jork, nga ana e aktivistes biseksuale Brenda Hovard ka qen e organizuar ngjarja e parë e krenaris (ose Prajd Event, nga ang. “prajd” që do të thotë krenari). Marshi i parë, i quajtur Marshi i Ditës së Çlirimit në rrugën “Kristofer” (që është emri i rrugës ku ndodhet Stonvoll In), në vete ka pasur elemente festimi dhe proteste. Hovard organizoi edhe një ngjarje tjetër vitin e ardhshëm, në vitin 1971, e së shpejti pas kësaj, parada krenarie u mbajtën në mbarë botën.

Në Shkup, nga ana tjetër, në vitin 2019 u mbajt Parada e parë e Krenarisë, ndërsa këtë vit më 25 qershor do të mbahet për herë të tretë. Shkupi Prajd është një ngjarje nga dhe për komunitetin LGBT+, por edhe për të gjithë përkrahësit e luftës për trajtim të barabartë të të gjithë njerëzve. Prajdi është një protestë, por edhe një festë, në të cilën rikonfirmohen shpresat për një shoqëri më solidare, më humane dhe më të drejtë.