Kalo tek përmbajtja

Vazhdojnë kërcënimet me vdekje ndaj Bekim Asanit, LGBTI JUNAJTED nën çelës për arsye sigurie

Më shumë se dy javë pas sulmit fizik ndaj Bekim Asanit, kryetarit të shoqatës LGBTI JUNAJTED nga Tetova, kërcënimet me vdekje dhe thirrjet për linç ndaj tij nuk shuhen. Ndërkohë që policia është ende në kërkim të autorit të sulmit, gjuha homofobike e urrejtjes dhe kërcënimet e hapura ndaj integritetit fizik dhe jetës së Asanit po shpërndahen në rrjetet sociale. Përveç lëndimeve trupore që ka pësuar në fillim të këtij muaji, Asani është nën presion të madh edhe për shkak të thirrjeve të vazhdueshme për dhunë ndaj tij, të cilat jo rallë edhe realizohen, gjë që ndikon negativisht në shëndetin e tij mendor.

Edhe punonjësit e organizatës ndjejnë pasiguri dhe frikë për veten, por edhe për sigurinë e vizitorëve të zyrës, ndaj u vendos që e njejta të mbyllet përkohësisht deri në krijimin e kushteve të punës.

U bëjmë thirrje edhe një herë organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit dhe përmbushjen e drejtësisë, si dhe adresimin urgjent të kërcënimeve për jetë ndaj Asanit dhe parandalimin e materializimit të tyre.