Kalo tek përmbajtja

Parlamenti Evropian i bën thirrje Maqedonisë së Veriut që të trajtojë gjuhën e urrejtjes dhe dhunën kundër personave dhe aktivistëve LGBTI

Parlamenti Evropian javën e kaluar debatoi dhe miratoi raportin për Maqedoninë e Veriut për vitin 2021. Teksti i rezolutës së Parlamentit Evropian të datës 19 maj 2022 për raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2021, ndër të tjera përmban pika që lidhen me të drejtat e njeriut të personave LGBTI.

Raporti përsërit mbështetjen e tij të qartë për përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për demokraci dhe sundim të ligjit, të mbështetur nga orientimi i saj strategjik pro-evropian, përkushtimi i palëkundur ndaj vlerave evropiane, reformave të lidhura me BE-në dhe procesit të integrimit në BE, si dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunim rajonal gjithëpërfshirës. Raporti gjithashtu shpreh keqardhje për dështimin e Këshillit për të hapur zyrtarisht negociatat e vonuara të anëtarsimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Lidhur me të drejtat e personave LGBTQI, përmendet si më poshtë:

  1. (Parlamenti Evropian) u bën thirrje autoriteteve kompetente që në mënyrë proaktive të parandalojnë gjuhën e urrejtjes dhe të ndjekin penalisht në mënyrë sistematike të gjitha rastet e gjuhës së urrejtjes, krimeve të urrejtjes dhe frikësimit, të hetojnë tërësisht sulmet e lidhura me to dhe të garantojnë sigurinë dhe mbrojtjеn e shënjestrave të atyre sulmeve, siç janë gazetarët dhe njerëzit që i përkasin pakicave dhe komuniteteve të tjera të cenueshme; përsëri drejton thirrje ndaj autoriteteve kompetente që të përmirësojnë kapacitetet institucionale për parandalim dhe luftë kundër gjuhës së urrejtjes, krimet e urrejtjes dhe diskriminimin mbi çfarëdo baze, në përputhje me standardet ndërkombëtare;
  2. (Parlamenti Evropian) u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë të ndalojnë dhe dënojnë gjuhën e urrejtjes, fushatat për të denigruar dhe ngacmuar organizatat e pavarura të shoqërisë civile dhe u bën thirrje autoriteteve të zbatojnë një qasje të tolerancës zero ndaj frikësimit, kërcënimeve dhe dhunës kundër gazetarëve dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut, si dhe për të siguruar që autorët të dalin para drejtësisë;
  3. (Parlamenti Evropian) shpreh shqetësimin e tij për rritjen e madhe të dezinformatave dhe gjuhës diskriminuese kundër pjesëtarëve të komunitetit LGBTI dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut në media dhe diskursin politik; dënon ngacmimet, gjuhën e urrejtjes, krimet nga urrejtja dhe kërcënimet me vdekje me të cilat përballen personat e komunitetit LGBTI dhe mbrojtësit e të drejtave të tyre dhe bën thirrje për hetime gjithëpërfshirëse dhe sanksionim të incidenteve të tilla;

Për kujtesë, harta e ylberit e publikuar së fundmi nga ILGA-Evropë, e cila rendit situatën ligjore dhe politike të personave LGBTI në 49 vende evropiane, vuri në dukje stagnimin e plotë të të drejtave LGBTI në Maqedoninë e Veriut në vitin e kaluar 2021.