Të shtunën, më 7 maj 2022, në orët e pasdites është sulmuar fizikisht presidenti i “LGBTI Junajted”, Bekim Asani. Sulmi ka ndodhur në varrezat e qytetit në Tetovë, ku Bekimi me nënën e tij 70-vjeçare ishin për të vizituar varrin e babait të tij.
Katër burra nga mosha 20 deri në 40 vjeç të cilët ishin të ulur në stol i bërtisnin Bekimit “gej”, “i pa fe”, “shume flet me gojën”, “do digjesh në ferr”.

Kur Bekimi dhe nëna e tij po dilnin nga varrezat, njëri prej tyre e goditi me grusht në fytyrë, pas së cilës Bekimi ka rënë në tokë, ndërsa sulmuesi ka vazhduar ta gjuante me shqelma në bark dhe në këmbë, duke iu drejtuar me fjalët “peder i fëlliqur”.
E gjithë kjo ka ndodhur para syve të nënës së Bekimit. Bekimi dhe nëna e tij janë të shokuar nga sulmi, ndërsa nën stres janë edhe punonjësit e organizatës joqeveritare “LGBTI Junajted”.
Rasti është raportuar në polici. Bekimi ka pranuar ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike në Tetovë, ku i është përshkruar terapi dhe është liruar për tretman shtëpiak.
U bëjmë apel organeve të rendit të marrin masa konkrete për gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë. Krimet e bëra nga urrejtja dhe gjuha e urrejtjes kundër anëtarëve të komunitetit LGBT + duhet të regjistrohen dhe përpunohen siç duhet përmes sistemit të drejtësisë penale.